Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se të martën do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, diell dhe vranësira qe parashihen të sjellin shi.
IHMK-ja njoftoi se ka paraparë shkarkime rrufesh në shumë zona, teksa nuk ka përjashtuar mundësitë që në zona të izoluara të bie breshër, si pasojë e ndryshimeve termike dhe barike.
“Temperaturat minimale pritet të sillen mes 11 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 19 dhe 21 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë