Ashtu si dje edhe ditën e sotme mbi Shqipëri do të mbizotërojë një mot me reshje intensive shiu.
Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin, por në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër sipas IGJEUM, pritet që të jenë shumë intensive.
Po sipas IGJEUM-it, nga llogaritjet këto reshje mund të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë./Shqiptarja.al/
Artikuj të ngjashëm