Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i vranët dhe me shi gjatë ditës së sotme

Të hënën do të mbajë mot me shi dhe i vranët, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Kështu pritet të vazhdojë edhe gjatë gjithë javës, derisa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 7-10 gradë.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.