Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Të enjten nuk parashihen reshje, pos ndonjë rigë në vende të caktuara.

Në shumë territore të ulëta do të ketë mjegull si pasojë e ndryshimit të temperaturave në stadet e ulëta të troposferës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5 m/s.

Artikuj të ngjashëm