Arbëri

Mot i vranët dhe me shi

Foto: Koha / ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik njofton se të dielën mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Vranësirat herë-herë parashihen të shoqërohen me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7 m/s./ kp