Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë vikendit parashihet të mbajë mot kryesisht i vranë dhe me reshje shiu.
Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-8m/s. Java e ardhshme parashihet të jetë e ftohtë dhe me vlera negative të temperaturave minimale”, është bërë e ditur në njoftim.
Artikuj të ngjashëm