Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i vranët dhe me intervale me diell të premten në Kosovë

Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas njoftimit, në mëngjes parashihet të ketë mjegull, kjo si pasojë e inversionit dhe proceseve fizike në fushat termike.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, njofton IHMK-ja.