Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i vranët dhe me intervale me diell në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Foto: Arben Llapashtica

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Gjithashtu IHMK-ja bën të ditur se do të ketë edhe ndotje të ajrit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

“Situata meteorologjike do të mbetet stabile. Presioni atmosferik dhe lagështia relative e ajrit do të pësojnë rritje dhe për shkak të kësaj gjendje stabile parashihet që grimcat e ndotësve të mbeten në stadin e parë të Troposferës, që nënkupton ndotje. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në komunikatë.