Sot në Kosovë do të mbajë mot i qëndrueshëm. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat do të jenë relativisht të freskëta në mëngjes e vende-vende edhe me mjegulla.
Temperaturat minimale do të sillen mes 5-7 gradë Celsius e maksimalet parashihen të lëvizin mes 17-20 gradë Celsius.
“Vranësira do të ketë vetëm në stadet e larta të Troposferës. Lagështia relative mesatare ditore parashihet ti shënojë vlerat rreth normales, (50-75%), ndërsa sa i përket presionit atmosferik, vlerat e saj mbeten mbi normalen (1013mb)”, thuhet nga Instituti.
Artikuj të ngjashëm