Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se në pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i paqëndrueshëm.
“Në fushat barike do të ketë luhatje minimale, ndërsa fushat termike mbesin pothuaj konstante, si në temperaturat minimale, ashtu edhe në ato maksimale. Indeksi UV mbetet i lartë në periudhat kur kupa e qiellit është e hapur”, thuhet në njoftim, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIHMK-ja shton se reshjet e shiut të përcjella me shkarkime rrufesh, parashihen të jenë lokale dhe afatshkurta, por prezent në të gjitha ditët e kësaj jave.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s.