Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i nxehtë të mërkurën, të enjten e të premten pritet shi

Mot i ndryshueshëm i vranët dhe me intervale me diell pritet të mbajë gjatë ditës së sotme, ka bërë të ditur IHMK-ja.

Sipas IHMK-së, të mërkurën nuk parashihet të ketë reshje, por të enjten dhe të premten sërish do të krijohen kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-25 gradë Celsius.

Do të fryj erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 8m/s.