Dita e martë do të karakterizohet me mot të nxehtë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK).
Kjo situatë vjen si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa perëndimore e kontinentit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Parashihen shumë orë me diell, duke bërë kështu që maksimalet e ditës të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë celsius, derisa minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit. Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira dhe kjo situatë meteorologjike do të ndikojë te një shtresë e popullatës, sidomos te personat në moshë dhe te ata me sëmundje kronike, për shkak të vlerave të larta termike dhe indeksit UV të lartë”, thuhet në njoftimin e IHK-së të martën.