Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i nxehtë të enjten në Kosovë

Moti-Diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë njoftoi se të enjten parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vapë.

Temperaturat minimale, sipas IHMK-së, do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 32-36 gradë.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare në drejtime të ndryshme”, njofton Instituti.

IHMK-ja u ka rekomanduar qytetarëve që të mos iu ekspozohen rrezeve të diellit nga ora 10:00 deri në 17:00 për shkak të indeksit UV shumë të lartë.

Artikuj të ngjashëm