Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i nxehtë dhe me vranësira në Shqipëri

Foto: LSA / ilustrim

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Shqipëria do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët deri në orët e mesditës e më pas shtim vranësirash mesatare dhe lokalisht të dendura përgjatë relieveve kodrinore malore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në relievet malore prej orëve të mesditës deri ato të pasdites reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike, raporton ksp.

Lokalisht dhe në kohë afatshkurtër reshjet në formën e rrebesheve shoqëruar m breshër. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim deri ne 7m/sek dhe ne bregdet deri ne 10 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 0-1 ballë.