Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm, i përcjellë me riga shiu të intensitetit mesatar dhe me shkarkime rrufesh.
Sipas njoftimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s.