Arbëri

Mot i ftohtë sot në Kosovë, priten edhe reshje bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës pritet të mbajë mot i vranët ndërsa në disa vende do ketë edhe reshje të dobëta bore.

IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do lëvizin ndërmjet -9 deri në -6 gradë Celsius, kurse ato maksimalet parashihen të jenë ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim.