Arbëri

Mot i ftohtë javën e ardhshme, temperaturat deri në minus 7 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti i javës së ardhshme do të jetë kryesisht i ngjashëm me atë të kësaj jave, derisa të martën vende-vende ka mundësi të ketë reshje të dobëta.

Pas reshjeve pritet të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 gradë Celsius deri në -2 gradë, derisa ato maksimalet ndërmjet 2-6 gradë Celsius. Sipas IHMK-së, do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.