Njohësi i rrethanave politike në vend, Ramush Tahiri, ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje! dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa nuk e votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Tahiri ka vlerësuar se praktika tregon se në qoftë se deputetët tri herë radhazi nuk arrijnë ta zgjedhin kryeparlamentarin, Kuvendi vetëshpërndahet dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
Ai ka treguar se të drejtën për postin e kryeparlamentarit PAN-it ia garanton Kushtetuta e që, sipas tij, nuk është e drejtë që në këtë çështje të përzihen subjektet e tjera politike.
Artikuj të ngjashëm
-
Tahiri: Nëse edhe dy ditë nuk arrijmë dakordim, vendi do t’iu nënshtrohet zgjedhjeve të rregullta
-
Opozita sërish insiston në zgjedhje të jashtëzakonshme
-
PDK-ja kërkon zgjedhje të parakohshme
-
Mosmarrëveshja LV - LDK rrezikon përsëritjen e skenarëve të ngërçit
-
Partitë duan shpejt datën e zgjedhjeve, Veseli konfirmon kandidaturën për kryeministër