Kosova vazhdon të humbë miliona euro si pasojë e moszbatimit të marrëveshjes së energjisë të arritur në vitin 2015 në Bruksel. Milionat që humb Kosova i merr Serbia, pala nënshkruese e marrëveshjes, por që për gati tre vjet pengon zbatimin e saj, shkruan sot Koha Ditore.
Për këtë arsye, përfaqësuesit e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), kanë kërkuar nga anëtarët e Komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik, që këtë çështje ta ngritin në Kuvendin e Kosovës dhe të kërkojnë nga Qeveria zgjidhje sa më të shpejtë dhe të qëndrueshme të këtij problemi.
Këtë kërkesë ata e kanë bërë në një takim të zhvilluar të enjten me disa prej anëtarëve të Komisionit, që është organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).
Sipas të dhënave të KOST-it, si rezultat i moszbatimit të marrëveshjes për energjinë, Kosova humb rreth 10 milionë euro në vit. Kjo për arsyen se Operatori i Sistemit të Serbisë (Elektro Mreza Srbije- EMS) vazhdon të mbledhë të hyrat e alokimit të kapaciteteve për linjat kufitare të Kosovës me shtetet fqinje...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Serbia përfiton miliona euro në vit nga energjia e Kosovës
-
Veriorët e katër komunave shpenzuan 12.5 milionë euro rrymë, s’dihet kush paguan
-
Propozohen masa tregtare ndaj Serbisë për ta detyruar që t’i zbatojë marrëveshjet e arritura
-
Moszbatimi i marrëveshjeve për energji nga Serbia mban peng KOSTT-in
-
Kosova tërheq energji në mënyrë të paautorizuar nga rrjeti evropian