Shkrimi me titull “Lista e manipulimeve” tregon se si Kosova i ngjall të vdekurit në ditën e zgjedhjeve.
Të dielën mund të kuptoni se pse as në këto zgjedhje nuk u larguan nga listat personat e vdekur dhe ata që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës ? Cili është alarmi që japin monitoruesit evropianë për manipulimin me këto lista?
Shpend Emini, nga koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, tregon hapat që duhen ndjekur për pastrimin e listave.
Në reportazh kuptoni se pse banorët e Velikorekës së Podujevës po kërkojnë që fshatit të tyre t’i ndërrohet emri.
Dobësitë e forcave detare të Shqipërisë krahasuar me kundërshtarët gjatë viteve të ’90-, trajtohen në fejton.
Edhe
Lista e manipulimeve
Rubrika e kulturës sjell artistin shkodran, Ardit Paçrami, i cili, në vend të lapsit, përdor teknikën e pirografisë për realizimin e portreteve me flakë.
Zanati 70-vjeçar i familjes Dërguti nga Rahoveci për rregullimin e orëve, paraqitet në monument.
Për kufijtë e padefinuar të fshatit Gllavicë, që prejse Komuna e Shtimes është ndarë nga ajo e Ferizajt, mund të lexoni në kosovarçe.
Si ishte gati të niste lufta ndërmjet SHBA-së dhe Koresë Veriore për shkak të një plepi, e kuptoni në faqet e botës.
Edhe
Emini: Lista e votuesve të hapet dhe të përditësohet vazhdimisht
Suksesi i jashtëzakonshëm i xhudistes, Loriana Kuka, gjatë 2019-s, vjen në rubrikën e sportit.
Këto dhe shkrime të tjera interesante nga fusha të ndryshme, mund t’i lexoni në numrin e së dielës në “Koha Ditore”.