Menaxhimi i mbeturinave në kryeqytet dhe komunave tjera përreth po vazhdon normalisht, por një problem po haset në mbledhjen e të hyrave.
Kryeshefi i kompanisë "Pastrimi", Burim Kelmendi tha se puna ka vazhduar e zakonshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ne vazhdojmë punën, ka rritje të nbeturinave, brenda dite marrin mbi 500 tonë mbeturina. Një problem është rënia e inkasimi që rrezikon direkt pagat e punëtorve. Ka pas një keqkuptim që të mos paguhen, apo pezullohet pagesa e faturave. Ne funksionojmë nga të hyrat", i tha ai sot RTK-së.
Ai bëri me dije se kanë 700 punëtorë në 7 komuna."Ne kërkojmë përkrahje nga qeveria, pra kërkojmë subvencionim për pagat e punëtorëve", tha ai.