Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mosndryshimi i ligjit për AKP-në rrezikon buxhetin me 112 milionë euro

Qeveria e Kosovës vështirë se do të përmbyllë obligimet për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit për shkak të mungesës së mjeteve financiare, shkruan sot Koha Ditore.

E bashkë me këtë projekt po rrezikohen edhe pensionet e veteranëve dhe buxheti për zgjedhjet lokale që planifikohen të mbahen në vjeshtë. Përfaqësues të institucioneve të vendit thonë se buxheti i shtetit po përballet me vështirësi në kryerjen e obligimeve për shkak të mosfunksionimit të Kuvendit dhe pamundësisë që të bëhet rishikimi i buxhetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe pse ishin planifikuar në buxhetin e vitit 2017, rreth 112 milionë euro më shumë, ato vështirë se do të realizohen. Qeveria e Kosovës nuk do të mund që të tërheq mjetet e parapara nga privatizimi në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Kjo pasi për ta bërë një gjë të tillë, do të duhej që të ndryshohej ligji për AKP-në, me të cilin do të lejoheshin që të tërhiqeshin mjete e liruara nga procesi i privatizimit.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.