Milovan Drecun, kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë ka deklaruar se nuk mund ta largojë përshtypjen se dikush me mosdhënien e vizës amerikane për shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushgtrisë së Serbisë Lubisha Dikoviq dëshiron të bëjë paralele me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj të cilit po ashtu nuk është dhënë viza amerikane, transmeton koha.net.
"Gjeneral Dikoviq është njëri nga më meritorët që bashkëpunimi bilateral ushtarak ndërmjet Serbisë e SHBA-së është zhvilluar dhe përparuar kaq shumë. Vjet janë mbajtur më shumë se 140 aktivitete të përbashkëta ushtarake,”citon n1 të ketë thënë Drecun.
Sipas medieve serbe, Dikoviq ka aplikuar për vizë amerikane në muajin tetor deh atij nuk është kthyer asnjë përgjigje.
Haradinaj ka aplikuar për vizë gjatë muajit dhjetor dhe është në pritje të saj.
-
SHBA-ja nuk i jep vizë Lubisha Dikoviqit
-
Zyra e Kryeministrit deklarohet rreth çështjes së vizës amerikane për Haradinajn
-
“Al Jazeera Balkans”: Shkaku i taksës 100%, Haradinajt i është refuzuar viza amerikane
-
Drecun: SHBA- ja pret që Serbia mos ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në OKB
-
SHBA i refuzon vizën gjeneralit Dikoviq për shkak të krimeve në Kosovë