Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Morina thotë se kirurgët kërkojnë që të vlerësohet pozita e tyre e të ketë rregullim të koeficientit

Kirurgu i përgjithshëm në QKUK, Arbër Morina, ka folur për rastin që ndodhi në Emergjencë, ku një i moshuar i cili kishte shkuar për të kërkuar ndihmë mjekësore ka mbetur duke u përpëlitur në karriget e korridorit.

Sot SHSKUK-ja përmes një njoftimi për media ka treguar se atij i është ofruar ndihma, këtë e konfirmoi edhe Morina në Express Intervistën në KTV.

“Drejtoria e SHSKUK e ka demantuar rastin, qytetari që e ka bërë këtë video ka pasur tendencë negative të kësaj klinike. Pra personi që ka filmuar ishte qytetar i pandërgjegjshëm. Për këtë, ky lajm mori hov sepse populli ynë janë të privuar të ndjekin lajme të këqija. Videoja u pa vetëm nga një kënd. Pacienti në fjalë është i vetëm, nuk ka pasur familjarë. Kur u lajmërua në klinikën emergjente ai kishte probleme të vjetra me mushkëri dhe zemër. Ne e kemi kryer punën tonë në afat kohor. Aty ka pasur edhe pacientë të tjerë që janë dëshmitarë. I kemi ofruar ndihmë dhe ai mi puthi duart. Pacienti ishte në gjendje të dehur, ndoshta edhe i lodhur. Si i pastrehë, është ulur aty për t’i pritur familjarët. Personi që xhiroi atë moment kishte tendenca negative ndaj nesh”, sqaroi Morina.

Morina ka folur edhe për muajin e grevës në shëndetësi.

Greva, tha ai, vazhdon me të njëjtin intensitet dhe janë në javën e katërt të grevës.

Edhe Rriten pagat në ASHNA, pastruesi në këtë institucion paguhet gati sa një kirurg në QKUK Arbëri Rriten pagat në ASHNA, pastruesi në këtë institucion paguhet gati sa një kirurg në QKUK

“Kërkesat tona janë të thjeshta dhe të qarta. Ne jemi një grup i ekspertëve që na duhen 24 vite për t’u përgatitur. Në një shtet normal s’duhet të privilegjohet dikush e të përulet tjetri. Në të njëjtin shtet, në të njëjtën Qeveri, ekzistojnë persona që me 4 vite shkollë paguhet pesë-fishin tonë”, tha Morina.

Sipas tij, me premtimet e shumta të ministrit të Shëndetësisë Uran Ismaili, kjo s’ka ndodhur.

“Ismaili na premtoi që nëse kërkesat tona nuk arrihen, ai do të na bashkëngjitet në grevë. Kjo nuk ndodhi. Ne kemi tentuar të mirëkuptojmë çdo situatë. Por, kur ai ngriti pagën vetes, sistemit gjyqësor e të tjerëve, atëherë dolën në pah të gjithëve”, tha ai.

Ai tha se aktualisht një kirurg merr 549 euro, e një pastrues në Postë, e merr pagën e njëjtë si të një kirurgu. Morina, më pas ka krahasuar pagat edhe me sektorë tjerë e këtë e quajti të pakapshme dhe të padrejtë.

Ai tha gjithashtu se nuk kërkojnë që vetëm kirurgëve t’u rritet paga, por siç tha ai, buxheti të jetë i drejtë dhe të mos ketë padrejtësi.

“Ne nuk po kërkojmë paga 1200 euro, ne po kërkojmë rregullimin e koeficientit”, tha ai.

“Kirurgu përballet me të gjitha rreziqet. Ne presim që të vlerësohet puna jonë nga shteti”, tha tutje.

Edhe Vozitës të autoambulancave të një QKMF-je kërkojnë rishqyrtimin e koeficientit të pagave Arbëri Vozitës të autoambulancave të një QKMF-je kërkojnë rishqyrtimin e koeficientit të pagave

Se kryeministri Ramush Haradinaj premtoi të rishikohet buxheti për pagat, Morina tha se kërkojnë që do vlerësohet puna tyre, dhe të kenë rroga më të mira.

“Ka solidarizimin të familjarëve me ne. Pacienti është pika kryesore tek ne. Ata na vlerësuan punën tonë dhe po na përkrahin. Ne jemi të krahasuar me pastrues të disa institucioneve .Kirurgët duan vlerësim adekuat në shoqëri për pozitën që kemi. Ne shpëtojmë jetë çdo ditë”, tha ai.