Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në një konferencë për media ka prezantuar matjet e opinionit publik që e ka bërë organizata “Omnibus”.
Sipas këtij hulumtimi, që është bërë në muajin mars, në pyetjen se për cilën parti do të votonin qytetarët, sipas Molliqajt, del se Vetëvendosja ka dal e para me 29 për qind e pasuar nga PDK me 18.4 për qind, LDK me 16.4 për qind, etj, raporton KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMolliqaj tha se për këtë matje të opinionit publik organizata “Omnibus” është paguar me 1 mijë e 600 euro nga Vetëvendosje ndërsa ajo vepron në Kosovë tash e 15 vjet.
“Omnibus”, sipas Molliqajt, në këtë matje e ka bërë pyetjen edhe se për cilën parti kanë votuar në vitin 2014 ku për PDK-në kanë votuar 26.40 për qind, për LDK-në 18.4 për qind, Vetëvendosje 15 për qind, AAK 11.60 për qind dhe AKR me 16.4 për qind.