Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Molliqaj jep shpjegimin për fotografinë me Thaçin

Nëpër rrjetet sociale po qarkullon një fotografi në të cilën shihet kandidati për deputet, Dardan Molliqaj, dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Një faqe në rrjetin social Facebook “Simpatizantët e PDK-së”, kanë shkruar se “Molliqaj e kishte idol Hashim Thaçin, vraponte për të bërë foto me të”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për këtë, Molliqaj ka reaguar në Facebook ku ka thënë se fotografia është bërë në vitin 2000-2001, kur ai ishte nënkryetar i gjimnazit në Deçan, me ç’rast Thaçi kishte shkuar për një takim me nxënësit, madje edhe ka kritikuar klanin pronto.

Shkrimi i plotë i Molliqajt:

Koalicioni i krimit dhe klani pronto, nga frika e madhe e humbjes paskan fillu me bë mashtrime me një foto që është bërë në vitin 2000-2001, gjatë kohës kur unë isha nënkryetar i gjimnazit në Deçan, dhe ku për të takuar nxënësit dhe mësimdhënësit kishte ardhur Hashim Thaçi.

Në këtë kohë kam qenë 15 vjeç dhe asnjëherë nuk kam qenë anëtar i PDK dhe as pjesë e asnjë strukture të asnjë subjekti tjetër politik. Pres që themeluesit e PDK-së në Deçan ta demantojnë këtë të pavërtetë.

Përndryshe, personi që e ka publikuar këtë foto është vëllau i Arif Zukajt i cili ka qenë një nga keqpërdoruesit e fondit “Vendlindja Thërret” në Gjermani dhe ka vjedhur dhjetra mijëra euro nga ky fond.

E kemi thënë gjithmonë që klani pronto i frikësohet shumë humbjes. Sepse humbja për ta s’është vetëm humbje por është burg :).

P.S.

I ftoj koalicionin e krimit të dalin në debate, mos të struken në propaganda të Berat Buzhalës dhe shërbyesve të tjerë të SHIK-ut, sepse kjo veç po e shpërfaqë sa të dëshpëruar jeni.

Image