Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini ka thënë të shtunën në Mitrovicë se po i sheh punimet që po ecin mirë në urën e lumit Ibër.
“Ura do t’i bashkojë të dy komunitetet nga veriu dhe jugu. Ky nuk është rezultat i alienëve, por i njerëzve. Është rezultat i bisedimeve nga vendimmarrësit e dy shteteve në Bruksel”, ka thënë ajo.
Ajo tha se është e lumtur me atë që është arritur pasi sipas saj më në fund ka kuptim të ndërsjellë mes palëve.
Tutje përfaqësuesja e lartë e BE-së tha se ata do të mbështesin qytetarët në të dy anët e urës. Ndërsa nuk dha ndonjë datë për revitalizimin e saj, duke thënë se ai do të bëhet së shpejti.
Mogherini ka takuar edhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.
E pranishme ishte edhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
-
Veriu e Jugu i Mitrovicës lidhen me urë të re
-
Veriu dhe jugu i Mitrovicës lidhen me urë të re
-
Sorensen për vizitën në Kosovës e Serbi: Pashë përkushtim për normalizim e marrëdhënie të mira fqinjësore
-
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zgjedhjeve të Republikës së Kosovës
-
Kurti: Orav e solli BE-në më afër Kosovës dhe Kosovën më afër BE-së