Këtë mëngjes shefja e BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Federica Mogherini ka takuar në Bruksel presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ata janë takuar në kuadër të një kafjalli joformal të punës, ndërsa nikoqire është shefja e diplomacisë së BE-së, Mogherini.
Takimi ishte paralajmëruar ditë më parë.