Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mogherini në Beograd për zbatimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi

Mogherini, përfaqësuese e lartë për Politikë të Jashtme e Siguri të BE-së, do të vizitojë Beogradin, me synim që të nxisë zbatimin e marrëveshjeve midis Kosovës e Serbisë, të cilat me gjithë nënshkrimin e tyre nuk po zbatohen.

Kanë kaluar pesë vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes për themelimin e AKS-së, në Bruksel, theksojnë mediat e Beogradit, sipas të cilave pala serbe ndihet e pakënaqur me faktin se ende nuk është zbatuar në praktikë ajo marrëveshje.

Atëbotë për themelimin e AKS-së kanë vënë nënshkrimet Catherin Ashton, HashimThaçi e Ivica Daçiq, njoftojnë mediet serbe.

Pala serbe pretendon se nga ana e tyre është përmbushur e gjithë marrëveshja dhe akuzojnë palën kosovare për mospërmbushjen e marrëveshjes në fjalë.

Për këtë arsye, Lista Serbe ka paralajmëruar se do ta themelojë vetë AKS-në, duke vënë kushte edhe datën e themelimit të Asociacionit.

Theksohet se Kosova ka arritur të jetë pjesë e disa forumeve ndërkombëtare dhe një sërë çështjesh ka arritur të kryejë duke mundësuar shtrirjen e sovranitetit të plotë në tërë territorin e saj, etj, transmeton RTK.

Edhe Vuçiqi thotë se serbët s’do ta formojnë Asociacionin njëanshëm, “do të presim edhe tre muaj” Arbëri Vuçiqi thotë se serbët s’do ta formojnë Asociacionin njëanshëm, “do të presim edhe tre muaj”

Lidhur me AKS-në, presidenti serb, Aleskandar Vuçiq deklaroi se ky Asociacion nuk do të formohet edhe për disa muaj, duke lënë të nënkupthet që pala shqiptare ta marrë përsipër ta themelojë vetë AKS-në.

Ndërkohë, Marko Gjuriq, nga ana tjetër, pretendon se pala serbe ka plotësuar të gjitha kriteret që i janë kërkuar asaj.

Ndërkaq në vigjilje të pesëvjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes për themelimin e e AKS-së, Frederica Mogherini do ta vizitojë Beogradin, duke nënkuptuar se përveç themelimit të AKS-së, ekzistojnë edhe një varg çështjesh që Serbia duhet pasur parasysh, si: energjetika, liria e lëvizjes, Ura e Ibrit, njohja e diplomave, etj.