Shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, ka deklaruar se fillimi i draftit të asociacionit të komunave me shumicë serbe ka nisur punën në Prishtinë është lajm i mirë.
Ajo ka inkurajuar palët që të vazhdojnë punën, pasi ka edhe çështje tjera që duhet implementuar nga marrëveshjet e Brukselit.
“Besoj fuqishëm se një marrëveshje mund të arrihet për normalizimin e marrëdhënieve, por ka shumë për të bërë. Shoh se ka përcaktim nga të dyja vendet për ta bërë këtë”, tha Mogherini.
Mogherini: Shqipëria e Maqedonia hapin negociatat për përafrim në BE, Kosova duhet të presë
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka rekomanduar që Këshilli i Evropës të hapë negociatat për përafrim me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Edhe
Negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë kyçe edhe për BE-në, konsideron Mogherini
Në publikimin e Raportit të Progresit, ajo ka thënë se me Kosovën do të vazhdojnë bashkëpunimin në marrëveshjen e MSA-së si dhe presin respektimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Serbinë.
Ajo ka theksuar se Mali i Zi dhe Serbia kanë pasur përparim në negociatat për anëtarësim.
Mogherini deklaroi se duhet fokusuar në çështjet kryesore për zbatimin e ligjeve, tregun e lirë dhe duhet siguruar se reformat janë implementuar në formën e duhur, pasi qytetarët presin nga vendet përkatëse që të ketë suksese në këto politika.
“Muajt e ardhshëm janë të rëndësishëm dhe të ketë angazhim të përbashkët dhe me mbështetjen e njerëzve tonë që të kemi progres të mëtejmë”, tha Mogherini.
Edhe
Çështja e vizave për Kosovën po shqyrtohet, thotë Mogherini
Ndërsa Johaness Hahn, tha se është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor që të ofrojë stabilitet. Ai me këtë rast ka përkujtuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.
“Çdo vit në pranverë do të kemi një raport të stabilitetit dhe KE e ka marrë parasysh progresin e bërë nga Maqedonia dhe Shqipëria dhe ka rekomanduar për hapjen e negociatave për BE-në. Duhet mbajtur ky momentum i reformave kur bëhet fjala për Shqipërinë, si reformat në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe mbrojtja e minoriteteve”, ka thënë Hahn, komisionar i BE-së për Zgjerim.