Temperaturat e larta, që janë shënuar gjatë ditëve të fundit në vendin tonë, kanë shtuar dukshëm mundësinë e përhapjes së zjarreve nëpër pyje, përfshirë edhe pyjet në parqet kombëtare, tërheq vëmendjen Ministri e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përkatësisht Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.
Me qëllim të parandalimit të paraqitjes së zjarreve dhe përhapjes së tyre, MMPH/AMMK përmes Drejtorisë për Administrimin e PK Sharri dhe Drejtorisë për Administrim e PK Bjeshkët e Nemuna, ka shtuar vigjilencën, gatishmërinë, kontrollin dhe monitorimin e territorit të Parqeve.
Për të menaxhuar këtë situatë në mënyrë më efikase, është shtuar edhe niveli i bashkëpunimit me të gjitha organet relevante si njësitë e emergjencave në komunat përkatëse, njësitë e zjarrfikësve, Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera.
Me këtë rast apelojmë te të gjithë qytetarët e Kosovës dhe posaçërisht te vizitorët, banorët e zonave të parqeve, shfrytëzuesit e pronave, dhe qytetarët tjerë që të kenë kujdes maksimal në parandalimin e paraqitjes së zjarreve dhe përhapjes së tyre në territorin e parqeve.
Ju bëjmë me dije po ashtu se bazuar ne Rregulloren për Rendin e Brendshëm të Parqeve Kombëtare Nr. 21/2013, “ndalohet ndezja e zjarrit jashtë vendbanimeve dhe në raste të ndezjes së zjarreve personat përgjegjës do të sanksionohen”.
Edhe
Apel për kujdes në parandalimin e zjarreve
Kërkojmë nga të gjithë Ju, që në rast se shihni ndonjë ndezje eventuale të zjarrit në Parqe Kombëtare t’i lajmëroni Drejtoritë përkatëse.
Numrat e Kontaktit për
Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” janë: 044 222718 dhe 044 155735, ndërsa për
Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” janë: 045 308164 dhe 044 263 188.
Numrat emergjentë të disa institucioneve me rëndësi që duhet t’i keni parasysh janë:
Zjarrfikësit 193,
Policia e Kosovës 038/192, mobil 192,
Edhe
Policia ka identifikuar disa persona që dyshohen për zjarrvënie të qëllimshme ditëve të fundit
Qendra e thirrjeve në kuadër të Policisë së Kosovës 112,
Ndihma e shpejtë 194 dhe 038/500 094.