Nuredin Sadikaj mjek shqiptar, që ushtron profesionin në Itali, i ka dhuruar një autoambulancë Spitalit “Et’hem Kapllanaj” Cakran. Në këtë qendër ai ka punuar dhe iu ka shërbyer më shumë se 50 mijë banorëve të zonës Cakran, Frakull e Levan.
I larguar prej shume vitesh në emigracion, ai shërben në një nga spitalet me emër në Milano dhe në bashkëpunim me Kryqin e Bardhë, në këtë rajon, arriti të siguronte një autoamblancë të pajisur me të gjithë aksesorët e ndihmës së specializuar mjekësore, mjet të cilin e dorëzoi në këtë spital.
Dhjetëra banorë të zonës, bluza të bardha, ish-kolegë të mjekut human Nuredin Sadikaj, nderuan dhe mirëpritën këtë dhuratë. Vlerësime njerëzore dhe respekt shprehën edhe banorë të Cakranit.
“Ky po që ka shërbyer mirë, ka shërbyer me dinjitet shtëpi më shtëpi jo vetëm në Spital. Duke qenë mjek dha një ndihmë shumë më të madhe, dha një kontribut shumë të madh për këtë zonë duke dhuruar një autoambulancë duke i shërbyer gjithë komunitetit, duke përmirësuar apo shpëtuar jetë njerëzish”.
Nuredin Sadikaj së bashku me bashkëshorten Natashën kanë shërbyer njëri mjek dhe tjetra infermiere për një periudhë të gjatë kohe në Cakran. Ata u larguan në emigracion pas vitit 1998 dhe tashmë jetojnë në Itali. Sadikaj punon dhe shërben si mjek në Milano, Ai nuk harron të falënderoj për këtë kontribut edhe Kryqin e Bardhë me president Karlo Vicenso.
-
Obiliqi përfiton donacion një autoambulancë
-
Ish-polici holandez i EULEX-it bën donacion dy autoambulanca në Gjakovë
-
Dr.Halil Krasniqi dhuroi një autoambulancë Spitalit të Përgjithshëm në Pejë
-
Kryqi i Kuq i Kosovës i dhuron një autoambulancë Klinikës Emergjente në QKUK
-
Bashkatdhetari nga Gjermania dhuroi autoambulancë për Ferizajn