Kanceri dita-ditës po i prek më shumë kosovarët. Numri i pacientëve me lloje të ndryshme të kancerit dy vjetët e fundit ka shënuar rritje për 25 deri në 30 për qind.
Derisa në vitin 2016, numri i personave me kancer ishte 1240, gjatë vitit 2017, ky numër ka arritur në 1550 raste të reja, raporton KTV.
Sipas onkologëve, me rëndësi është që kosovarët po e identifikojnë më shpejt këtë sëmundje, gjë që e bën shumë më të lehtë trajtimin e sëmundjes.
Ndërkaq, sipas Ardian Millakut, Zv.drejtor i Klinikës së Onkologjisë, furnizimi me citostatikë dhe barna të tjera që nevojiten për kimioterapi është shumë i mirë.
Pacientët që luftojnë me këtë sëmundje thonë se shpesh barnat i paguajnë nga xhepi i tyre.
Javën e kaluar, edhe në këtë klinikë, nisi shërbimi emergjent 24 orësh, por aty ka mungesë stafi të mesëm, që pritet të plotësohet në muajt e ardhshëm.
-
Mbi një mijë raste të regjistruara me kancer në Onkologji
-
Mbi 300 raste të reja me kancer në dy muaj, më shumë se viteve të kaluara
-
Mbi 300 raste të reja me kancer brenda dy muajve në Kosovë
-
Rritet numri i të prekurve me kancer të gjirit në Kosovë
-
Mbi 1500 raste të reja me kancer janë shënuar në Kosovë në 2019, 3% më shumë se viti paraprak