Specialistët e Kirurgjisë Abdominale në Kirurgjinë Abdominale kanë hyrë në grevë.
Tani në këtë repart janë duke u trajtuar vetëm rastet emergjente por jo edhe ato që nuk janë në rrezik për jetë, raporton KTV.
Mjekët e këtij reparti janë të vendosur që të vazhdojnë grevën deri në realizimin e kërkesës së tyre për rritje të pagës. Për këtë shkak ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili, ka mbajtur takim me këta mjekë dhe me drejtorin e SHSKUK-së.
Pas takimit ministri Ismaili ka thënë se mjekët duhet të presin sepse problemet nuk zgjidhen brenda ditës.
“Duhet ta presin ligjin për nivelizimin e pagave”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Kirurgjia Abdominale në grevë deri në rritje të pagave - kërcënon se s’do t’i pranojë as rastet urgjente
-
Kirurgjia Abdominale vazhdon të zbrazet nga profesionistët, Sallahu thotë se MSH-ja s’po i zëvendëson
-
Ultimatumit të kirurgëve të QKUK-së për rritje të pagave i ka skaduar afati
-
Nesër pritet të përfundojë greva e kirurgëve
-
Premtimi i ministrit për rishikimin e koeficientit i kthen inspektorët shëndetësorë në punë