Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mjegull në Prishtinë

Mjegulla ka mbuluar një pjesë të konsiderueshme të kryeqytetit të Kosovës të mërkurën në mëngjes.

Nga dendësia e madhe e mjegullës janë shkaktuar edhe tollovi në komunikacion nëpër rrugët kryesore të Prishtinës.

Ndërkaq Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot, në nivel vendi, do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin mes -2 dhe -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 5 dhe 9 gradë Celsius.

“Presioni atmosferik dhe lagështia relative e ajrit do të pësojnë rritje dhe për shkak të kësaj gjendje stabile parashihet që grimcat e ndotësve të mbeten në stadin e parë të Troposferës, që nënkupton ndotje”, thuhet në njoftim.