Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Misionarët e Kosovës

Punësimi në arsim është prej vendeve më të preferuara të punës prej të rinjve e të rejave. Madje ka raste kur dhjetëra persona – përfshirë edhe ata me diploma masteri – konkurrojnë për një vend të vetëm pune gjithandej Kosovës.

Deri para pak vitesh, nëpër shumë shkolla fillore e të mesme, mungonin arsimtarët e diplomuar të anglishtes. Madje kishte raste kur për vite me radhë nxënësve ua ka mësuar anglishten gjeografi i diplomuar. Shpesh edhe janë kombinuar orët e lëndëve të ndryshme për t’ia plotësuar normën prej njëzetë orësh në javë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fillim të vitit të ri shkollor në shtatorin e 2009-s, filloristëve të fshatit Llukar të Prishtinës, në klasë me ditarin nën sqetull u hyri mësimdhënësi i ri i diplomuar i anglishtes, prishtinasi Ilir Bekteshi, atëherë 25 vjeç.

Orari i përshtatshëm dhe paga në vendin stabil të punës ia mundësonin Bekteshit të ndiqte njëherësh studimet e anglishtes në nivelin master në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Herë pas here punonte edhe në shkollë private të gjuhëve të huaja në kryeqytet... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.