Për sigurinë në trafik dhe mirëmbajtjen e rrugëve, tash kur ka nisur sezoni dimëror, është diskutuar në Puls të KTV-së.
Diana Metushi Krasniqi, ka thënë se është shqetësues fakti i vonesave në përcaktimin e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve, derisa ka thënë se të njëjtat kompani fitojnë tenderët për mirëmbajtje të rrugëve.
“Keqpërdorimet janë sistematike dhe të përsëritshme”, ka thënë Isuf Zejna, nga organizata D+.
Skënder Gashi, drejtor i Departamentit për mirëmbajtjen e rrugëve në Ministri të Infrastrukturës, ka thënë se janë vetëm 10 milionë euro që jepen për mirëmbajtjen e rrugëve, derisa sipas tij, minimumi i një mirëmbajtje adekuate do të ishte 25 milionë euro.
Përkundër kësaj, Rexhep Kadriu, zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës, ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë më mirë çështja e mirëmbajtjen e rrugëve.
Drejtori i Policisë Rrugore, Samedin Mehmeti, ka treguar se për 11 muaj kanë vdekur 109 persona nga aksidentet në trafik.

Ai ka ofruar statistika të dënimeve që kjo njësi ka bërë në tri vitet e fundit, për kompanitë dhe personat përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve.
Edhe
Sivjet 104 të vdekur si pasojë e aksidenteve
“Në vitin 2016 kemi pasur 15 raste të gjobave të shqiptuara, prej tyre 9 raste për persona fizikë, pra shoferë të kamionëve që janë treguar të papërgjegjshëm për pastrimin e rrugëve nga bora e ngricat, dhe 6 raste për persona juridikë, pra për kompani. Në vitin 2017 kemi shqiptuar 24 gjoba”, ka thënë më Mehmeti, përcjell Koha.net. “Këtë vit, janë shënuar 6 gjoba, prej tyre dy për kompani e 4 për persona fizikë. Por këtë vit ende nuk ka nisur sezoni”, ka thënë ai.
Mehmeti ka treguar se gjatë sezonit të verës, zyrtarët policorë kanë bërë rreth 100 inspektime, nga të cilat në 50 raste janë dhënë vërejtje me shkrim për përmirësimin e aspekteve në mirëmbajtje të rrugës.
“Për fat të keq, në 11 raste kemi shqiptuar gjoba për shkak se as pas vërejtjeve tona nuk kanë ndërmarrë masa për mënjanimin e problemeve për siguri në trafik”, ka thënë ai.
-
Rexhepi: Kosova ka trend të rënies së numrit të viktimave nga aksidentet e trafikut
-
22 të vdekur në aksidente trafiku në tre muajt e parë të 2022-s
-
Policia shton numrin e gjobave në trafik, rreth 63% më shumë këtë vit
-
MI-ja obligohet t’i dëmshpërblejë të aksidentuarit shkaku i rrugëve të pamirëmbajtura