Kuvendi i Kosovës me 69 vota për ka miratuar Projektligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesa. Ishte një abstenim.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se tani Projektligji i shkon Komisioneve përkatëse, të cilët do ta sjellin sërish në Kuvend me rekomandimet e tyre.
“Regjistrimi i planifikuar të mbahet vitin e kaluar është shtyrë për shkak të zhvillimeve të pandemisë COVID-19 dhe zgjedhjeve komunale që janë mbajtur në tetor të vitit të kaluar. Afati i ri për regjistrimin e popullsisë është përcaktuar të jetë në vitin 2022”, ka thënë ministri i Financave, Hekuran Murati.
Regjistrimi i popullsisë pritet t'i kushtojë Kosovës rreth 10 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm
-
Miratohet buxheti për vitin 2026
-
Shtyhet seanca për buxhetin
-
Kosova rrezikon t’i humbë milionat e Planit të Rritjes për pak javë, fajësohet bllokada politike
-
Afër 2.1 milionë persona me të drejtë vote për zgjedhjet e 7 qershorit
-
Fushata zgjedhore nis nga 28 maji, KQZ-ja thotë se organizimi i zgjedhjeve kalon 10 milionëshin