Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë, përmes së cilit po synohet konfiskimi i çfarëdo pasurie të fituar përmes vepër penale.
Projektligji që është dërguar në Qeveri nga Ministria e Drejtësisë, përcakton kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë atëherë kur procedurat e detajuara në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës nuk janë të mjaftueshme, raporton REL.
Ky projektligj ka për qëllim marrjen e hapave vendimtarë ndaj keqpërdoruesve, ndaj personave që merren me krim të organizuar, ndaj personave zyrtarë e politikë që mund të pasurohen përmes korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.
Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar edhe Projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, si dhe janë shqyrtuar edhe disa vendime të tjera.
-
Kosova pritet ta rregullojë me Ligj konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale
-
Miratohet në parim projektligji për Byronë shtetërore për konfiskim të pasurisë
-
Qeveria miraton Projektligjin për Byronë shtetërore për verifikimin e konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
-
Qeveria miraton projektligjin e ndryshuar për Byronë e konfiskimit të pasurisë
-
Me pasurinë e konfiskuar Qeveria synon t’i forcojë institucionet që e luftojnë krimin