Opozita zyrtarisht nuk ka më kohë për t’u regjistruar në zgjedhjet e 18 qershorit, afat të cilin kryeministri Rama e kishte lënë si një derë hapur për t’u bërë pjesë e garës.
Pas shumë debatesh, KQZ miratoi përbërjen e fletës së votimit, në vetëm një faqe. Në fletën e votimit, në renditjen e partive të regjistruara për zgjedhjet e ardhshme, PS renditet e fundit, numri 15 dhe pranë saj me numrin 14 është përzgjedhur sipas shortit të hedhur në KQZ, LSI.
Lista kryesohet nga Fryma e Re Demokratike, për të vijuar më pas me partitë e tjera të regjistruara. Për 3 anëtarë të KQZ, votimi për fletën e votimit është në kundërshtim të hapur me Kodin Zgjedhor pasi shkel të drejtën e secilës prej 15 partive të regjistruara të bëjnë ankimim në Kolegj Zgjedhor.
-
Partitë mësojnë numrat në fletëvotim, secila e prezanton si numër të fitores
-
Subjektet politike garojnë me këta numra në zgjedhjet e 7 qershorit
-
Sot përfundon afati për subjektet e reja politike për aplikim në zgjedhjet e 7 qershorit
-
Subjektet politike mësojnë renditjen në fletëvotim, numrin e përzgjedhur e shohin si numër të fitores
-
S’dihet kur numërohen votat me postë dhe kategoritë e tjera të veçanta