Është miratuar në parim kërkesa e KDI-së për debat në lidhje me barrierat tregtare të Serbisë. Koha ka mbetur të caktohet pas koordinimit edhe me qeverinë.
Në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, kryetari Ferat Shala, ka thënë se një diskutim i tillë do t’u ndihmonte proceseve ekonomike e qasjes në raport me Serbinë.
“Ta marrim një mendim për datën edhe nga ministria, odat po ashtu të jenë pjesë përbërëse e debatit. Qe tri javë po e presim ministren e Tregtisë, por nuk po vjen. Me na informu edhe për krizën energjetike.
Në anën tjetër, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, e ka konsideruar të domosdoshëm një debat të tillë.
“Kemi parë që edhe në të kaluarën kur kemi marrë vendime presioni ndërkombëtar ka qenë i madh saqë dy qeveri janë shkarkuar. Aty ku ndërhynë dikush çdo herë ka pengesa dhe presioni ndërkohë po ndikon në raportet me Serbinë, siç ishte me reciprocitetin”, ka thënë ai.
E deputeti i VV-së, Armend Muja, ka thënë se është pro debatit, por “ai të mbahet jashtë kontekstit të zgjedhjeve lokale, në mënyrë qe mos t'i jepet kahe tjetër dhe të përdoret për qëllime politike”.
-
Barrierat tregtare nga Serbia të vazhdueshme – Hajdari: Duhet të përgatitemi për reciprocitet
-
Njohës të ekonomisë e quajnë legjitime heqjen e masës antidamping për bllokat nga Serbia
-
Krasniqi: Për mosrespektimin e marrëveshjeve të CEFTA-s nga Serbia i jemi drejtuar BE-së
-
Haliti: Ndërkombëtarët po i përdorin masat si levë për ta detyruar Kosovën të pranojë diçka
-
Zbllokimi i importeve serbe ia siguron Kosovës qëndrimin në Procesin e Berlinit