Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Miqtë e Amerikës në Kosovë festojnë ditëlindjen e Bill Clintonit

Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka shënuar sot ditëlindjen e 72-të të ish presidentit Bill Clinton.

Pjesëmarrës në ceremoni ishte edhe ish-Presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu.

Forma e organizimit të sotëm dallon nga organizimet tjera, u tha gjatë ceremonisë festive të shoqatës e cila po pret edhe mysafirë sot për ditëlindjen e Clintonit.

“Ia urojmë ditëlindjen ish presidentit me dhurata kosovare dhe me dhurata tjera të zakonshme për ditëlindje”, tha nga Agim Rexhepi, kryetar i shoqatës gjatë ceremonisë, raporton KsP.

Ish-presidentit Bill Clinton iu dhuruan edhe libra nga mjekë e shkrimtarë të Kosovës.

Ndërsa ish-presidenti Sejdiu e vlerësoi Clintonin si engjëll mbrojtës të Kosovës.

Sejdiu tha se ende Kosova e ka interesimin e Clintonit për situatën në vend.

Ndërsa kryetari i shoqatës, Agim Rexhepi, tha se nga bisedimet dhe takimet që i kanë me ish-presidentin, kanë kuptuar se politikat e Amerikës ndaj Kosovës nuk do të ndryshojnë.

Gjatë ceremonisë u realizua edhe një video falënderimi për Bill Clintonin, e cila iu dërgua personalisht këtij të fundit, ku edhe iu dërguan urimet për rastin e ditëlindjes.

Artikuj të ngjashëm