(Ekonomia Online) - Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari në një konferencë për medie ka njoftuar për lansimin e tri grant-skemave për përkrahje të ndërmarrjeve, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast ajo tha se qëllim kryesor kanë që përmes këtyre granteve të mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës dhe fuqizuar sektorin privat.
Veç këtë vit tha se janë ndarë 3 milionë euro ku do të përfitojnë prodhuesit, bizneset e reja, do të nxiten investimet etj.
“Jam këtu bashkë më kolegët e mi për të njoftuar të gjithë për aktivitetet e fundit të kësaj ministrie respektivisht për ndarjen e tri grant-skemave për përkrahje të NMVM-ve. E gjithë kjo ndihmë është për krijimin e vendeve të punës dhe më gjerë. Bazuar në objektivat strategjike të programit qeveritar japim këtë përkrahje përmes kësaj ministrie që të fuqizojmë sektorin privat. Sa i përket granteve këtë vit kemi ndarë nga buxheti mjete prej 3 milionë eurove. Kemi qëllim për përkrahjen e të gjithë sektorëve dhe të zvogëlojmë deficitin tregtar, të rrisim investimet dhe eksportin. Fushëveprimtarit që do të përkrahin janë prodhuesit. Do të përkrahim bizneset fillestare apo start-up dhe ndërmarrësit e rijnë”.
Ajo po ashtu duke i inkurajuar të gjithë që të aplikojnë për grante, ka njoftuar se për aplikim duhet të kyçen në platformën E-Kosova nga 26 gusht deri më 15 shtator.
Sipas Hajdarit kjo është bërë në mënyrë elektronike në mënyrë që tu iket manipulimeve dhe të ketë transparencë më të madhe.
-
MINT-i lanson thirrje publike në vlerë 2.5 milionë euro për mbështetje të bizneseve
-
Mbi 14 milionë euro bizneseve për aftësi konkurruese
-
MINTI synon rritjen e prodhimit vendor përmes granteve dhe ndryshimeve ligjore
-
1 miliard euro për ndërmarrjet prodhuese me qeverinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
-
Katër shtete heqin tarifat doganore për produktet industriale dhe për shumicën e produkteve bujqësore