Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për ditën e hënë. Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.79 euro për litër, i benzinës 1.76 euro, e i gazit 0.78 euro. Këto çmime do të vlejnë për 24 orët e ardhshme.
Në njoftimin e fundit të publikuar të shtunën, çmimi i naftës ishte 1.83 euro për litër, e i benzinës 1.76 euro.
Ministria pritet të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve, bazuar në një vendim të mëhershëm të Qeverisë, që u kritikua nga naftëtarët.
Sipas vendimit, naftëtarët lejohen të fitojnë 12 centë për litër në shitjet me pakicë dhe 2 centë për litër në shitjet me shumicë.