Ministrja për të Drejtat e Njerëzve e të Komuniteteve si dhe për Dialogun e Brendshëm, Gordana Çomiq, në një intervistë për EURACTIV, rrjet i mediave, i specializuar në politikat e BE-së, ka folur për marrëdhëniet e Serbisë me fqinjët dhe dialogun e brendshëm në Serbi.
Ka folur edhe për Kosovën. Ajo ka ftuar Bashkimin Evropian të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën si dhe të hapë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, shkruan portal N1 të hënën.
“Kjo nuk i kushton asgjë (BE-së), por përçon mesazhin se BE-ja mbetët pas asaj se projekti i paqes është ideja themelore mbi të cilën është ndërtuar unioni”, ka thënë Çomiq.
Ndryshe nga Çomiq, kolegu i saj ministër në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, gati çdo ditë fyen shqiptarët, e shpesh edhe kërcënon.
-
Në BE pajtohen: Liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë sa më shpejt
-
BE-ja përgëzon Kosovën për reformat, kritikon Serbinë për mossanksionim të Rusisë
-
Ministrat e BE-së kërkojnë nga Kosova e Serbia normalizim të marrëdhënieve
-
Ministrja sllovene deklarohet për liberalizimin e vizave ndaj Kosovës
-
Von Cramon: Vizat me dialogun të mbeten çështje të ndara