Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministrja Hoxha: Përfshirja e grave në vendimmarrje të jetë rregull, jo përjashtim

Prishtinë, 27 mars - “Gratë në vendimmarrje duhet të jenë rregull, jo përjashtim. Fuqizimi i grave në vendimmarrje do të jetë vlera më e qëndrueshme për proceset që po kalojmë, deri në integrimin e plotë euro-atlantik”. Kështu tha ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha në një takim të organizuar nga Rrjeti i Grave të “Business Forum Prizren”, me temën Fuqizimi i grave në vendimmarrje.

Ajo ka vënë në dukje se “duhet të japim shembuj se vërtetë duam edhe familje, edhe shtet me shtylla të forta. Thjeshtë, zgjidhja është e lehtë, duke u fuqizuar gratë në vendimmarrje”.

Në vazhdim, postimi i plotë i ministres Hoxha në rrjetin social Facebook:

Rrjeti i Grave në Biznes, në takimin e organizuar në Prizren, me titull "Fuqizimi i grave në vendimmarrje", diskutuam për të arriturat dhe sfidat e grave, në kuadër të proceseve që po kalon vendi.

Barazia gjinore, është vlerë thelbësore e demokracisë, andaj gratë në vendimmarrje, janë pjesë e të arriturave të çdo shteti demokratik. Gratë në vendimmarrje duhet të jetë rregull, jo përjashtim. Fuqizimi i grave në vendimmarrje do të jetë vlera më e qëndrueshme për proceset që po kalojmë, deri në integrimin e plotë euro-atlantik.

Gratë, janë shtyllë e shtëpisë dhe shtetit. Kjo nuk do mend, por duhet të japim shembuj se vërtetë duam edhe familje edhe shtet me shtylla të forta. Thjeshtë, zgjidhja është e lehtë, duke u fuqizuar gratë në vendimmarrje!