Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministrja Hoxha: Gjithëpërfshirja është vlerë e BE-së

Kamenicë, 7 maj - Në kuadër të Ditës së Evropës në Kamenicë është mbajtur një debat me të rinjtë e kësaj komune. Temë e diskutimit ishte Promovimi i vlerave të BE-së, rëndësia e gjithëpërfshirjes në procesin integrues.

Këtë veprimtari, sipas njoftimit për media, e ka organizuar Ministria e Integrimeve, ndërsa përveç ministres Dhurata Hoxha, në të merrnin pjesë edhe ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, si dhe Diellza Mujaj, bursiste e Young Cell Scheme si dhe studentë e nxënës nga kjo komunë.

Komuna e Kamenicës, me barazinë në kuadër të strukturave udhëheqëse, ka vendosur një standard të mirë për barazinë gjinore. Prandaj, ne kemi zgjedhur Kamenicën për të diskutuar promovimin e vlerave të BE-së, në qendër të së cilave është gjithëpërfshirja, ka thënë ministrja Hoxha.

“Integrimi në BE paraqet mundësi, sfidë dhe avancim në arritjen e objektivave kyçe të BE-së dhe në përqafimin e vlerave, të cilat ajo i përfaqëson”, potencoi ajo, duke shtuar se niveli komunal ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në proceset integruese.

Anëtarësimi ynë në BE sjell përfitime të mëdha për Kosovën në fusha si avancimi i të drejtave dhe lirive të barabarta, zhvillimi ekonomik, si dhe ruajtja e paqes dhe stabilitetit, vuri në pah ministrja.

Edhe Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por anëtarësimi kërkon reforma LAJMET E MBRËMJES 2 j. më parë Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por anëtarësimi kërkon reforma

“Ne po realizojmë reformat në fusha si sundimi I ligjit dhe zhvillim ekonomik”, theksoi ajo dhe shtoi se sfidë është papunësia e të rinjve dhe grave, përkundër rritjes më të madhe ekonomike në rajon. Po bëhet përpjekje për cilësinë e arsimit, promovimi i zhvillimit ekonomik me inovacion dhe ndërmarrësi si dhe avancimin e kuadrit, ku qindra studentë nga Kosova nëpërmjet Young Cell Scheme studiojnë në universitetet evropiane.

Kryetari i Kamenicës, z. Qëndron Kastrati vuri në dukje angazhimin dhe përkushtimin e tij në komunë për zbatimin e ligjit, vlerat e barazisë dhe përfshirjen e komuniteteve.

Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny potencoi rëndësinë e barazisë gjinore dhe gjithëpërfshirjen, duke vënë në dukje përvojat nga Suedia, si model i demokracisë dhe për zbatimin e barazisë.

Znj. Diellza Muja, vlerësoi lartë arsimimin në universitetet më të mira të Evropës, skemën Young Cell si rast i mirë për të rinjtë, të jenë të dobishëm dhe të aftë për të çuar përpara agjendat tona evropiane.

Edhe Haxhiu kërkon avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE Arbëri 3 j. më parë Haxhiu kërkon avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE

Në fund, nxënësit dhe studentët, parashtruan pyetje të ndryshme rreth liberalizimit dhe vlerave të rinisë së Kosovës e cila ka pengesa për lëvizjen e lirë.

{gallery}