Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministrja Gërvalla bën huqjen e radhës në Twitter, “taggirat” personin e gabuar

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka bërë lëshimin e radhës në Twitter.

Gërvalla në një mesazh ku ka ngushëlluar familjet e viktimave në Spitalin e Tetovës , në vend se t’ia bënte “tagg” ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Bujar Osmani, ia ka bërë “tagg” një personi krejt tjetër.

Por, gabimin e ka rregulluar më pas.

Një huqje nga MPJ-ja ishte bërë edhe të mërkurën. Duke ia uruar Ditën e Pavarësisë, Andorrës, kishte ngatërruar flamurin duke e vendosur atë të Moldavisë.