Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës vizitën e radhës e zhvilluan në Komunën e Shtimes për të biseduar në lidhje me ngricat që mbretëruan në sezonin e pranverës, gjë që i shkaktoi dëme të mëdha bujqësisë së kësaj komune, ku gjithashtu iu është kërkuar Komunës së Shtimes që sektori i bujqësisë të shndërrohet në departament.
Vitin e kaluar niveli qendror ka përkrahur këtë komunë me grante (600.000 euro) dhe subvencione (400.000 euro). Nga dëmet e shkaktuara janë kompensuar vetëm 25 % e tyre, thuhet në njoftimin për media.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i Zhvillimit Ekonomik, Sabri Çerkini theksoi se ka lëvizje pozitive nga ana e nivelit qendror dhe janë mesatarisht të kënaqur.
“Oda do të merret me përkrahjen e bujqësisë dhe kërkojë sigurimin e produkteve bujqësore, metodë kjo që zbatohet në vendet evropiane, dhe këtë praktikë ta zbatojmë edhe ne”, theksoi Hysni Zogaj, anëtar i bordit të OAK-së.
“Pasi sektori i bujqësisë nuk është i veçantë por vepron në kuadër të drejtorisë për zhvillim ekonomik, propozohet që të kalojë ndaras ky sektor në departament të veçantë, pasi që në Komunën e Shtimes është e zhvilluar bujqësia dhe shfaqet nevoja për një gjë të tillë”, theksoi Hyzer Gashi, bashkëpunëtor i OAK-së në këtë komunë.
Këtë propozim e përkrah edhe Oda e Afarizmit të Kosovës, duke e marrë parasysh se nevoja dhe mundësia për zhvillimin e bujqësisë në këtë rajon është shumë e madhe.
Së bashku më Zogaj për t’u njoftuar me situatën në këtë komunë, prezent ishin zyrtarët për komunikim me biznese nga Oda e Afarizmit të Kosovës, . Donika Gashi, Qendresa Ibrahimi dhe Rrushe Maloku.