Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministria synon që me sinjalizim të rrugëve të ulë numrin e aksidenteve në trafik

Në mesin e detyrave që kryeministri Haradinaj ka ndarë para pak ditësh me qëllim zvogëlimin e aksidenteve të trafikut është edhe përmirësimi i sinjalizimit dhe kushteve në rrugë.

Detyrat e kryeministrit duket se janë marrë me seriozitet nga vartësi i tij, Pal Lekaj, ai në një prononcim për Kallxo.com ka premtuar sinjalizim të rrugëve brenda javës së ardhëshme.

“Kanë filluar të vendosen shenjat e reja që paralajmërojnë shpejtësinë e lejuar, gjithashtu vijat e mesit dhe ato anësore në rrugët nacionale e magjistrale”, tha ministri Lekaj.

Po ashtu, Lekaj shtoi se së shpejti në disa vende do të ndriçohen rrethrrotullimet dhe autostrada.

“Nga java e ardhshme do të shihni të ndriçuar autoudhën (sidomos rrethrrotullimet) në drejtim të Fushë Kosovës, në drejtim të Milloshevës, në drejtim të Ferizajt, po ashtu jemi në angazhime intensive dhe shpejt do të shihen të ndriçuara edhe autostradat”, ka thënë Lekaj.

Edhe Lekaj: Për 8 muaj numri i aksidenteve bie për 13 për qind Arbëri Lekaj: Për 8 muaj numri i aksidenteve bie për 13 për qind

Ai tha se do të mbajnë një takim me Këshillin për Siguri në Trafikun Rrugorë, në të cilën bëjnë pjesë shtatë ministri të vendit dhe Policia e Kosovës për të harmonizuar edhe me tutje veprimet ndërinstitucionale sa i përket rritjes së sigurisë në trafik.

Vetëm brenda muajit korrik 15 qytetarë kanë gjetur vdekjen nga aksidentet në rrugët e Kosovës.